MPJ i Britanisë së Madhe, Kurtit: Tensionet e vazhdueshme rrezikojnë të arriturat e Kosovës – bëni hapa për shmangie të tensioneve
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/06/klever.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë të hënë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe (Sekretari i Jashtëm), James Cleverly, gjatë qëndrimit të tij në Londër.
Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, në takim është diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku ministri britanik i ka thënë Kurtit se tensionet e vazhdueshme rrezikojnë të arriturat e Kosovës për gjatë viteve.
“Ministri i jashtëm theksoi nevojën për Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa për de-eskalim që të reduktohen tensionet, duke përfshirë edhe sigurimin e ambienteve alternative për kryetarët në veri, largimin e njësive speciale nga ndërtesat komunale dhe bërja e hapave përpara drejt zgjedhjeve të reja përfshirëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.
Cleverly ka theksuar se Serbia dhe Kosova kanë përgjegjësi që të veprojnë menjëherë për të de-eskaluar tensionet dhe të shmangin hapa tensionues në të ardhmen, apo të kenë retorikë të tillë.
“Ai ka mirëpritur njoftimin për lirimin e tre policëve të Kosovës të ndaluar me 14 qershor nga forcat serbe të sigurisë si një hap pozitiv përpara”, thuhet në njoftim.
Në deklaratën e tij pas takimit me Kurtin, diplomati anglez tha se “Britania e Madhe ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Kosovës si shtet i pavarur, multietnik në një rajon stabil dhe me prosperitet”.
“Siç ia bëra të qartë kryeministrit të Kosovës Kurti, tensionet e vazhdueshme vënë në rrezik të arriturat me kaq mund të Kosovës për gjatë viteve bashkë me Britaninë dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Cleverly.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Robertson për Thaçin: Një person i ndërlikuar, por lider gjigand – ndoshta do të kthehet në skenë
-
Vdiq Sylë Tahirsylaj
-
Kurti në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër: Një patriot që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë
-
Osmani takon këshilltarët e Bidenit për çështje të sigurisë, flasin për rolin jetik të SHBA-së në ruajtjen e paqes