Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/06/Avdullah-Hoti-2-1.jpg)
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka komentuar situatën ekonomike në vend, duke cilësuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë si të dobët.
Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022, sipas Hotit, kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.
“Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”.
Kjo, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, dëshmon, që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, ka nisur punën.
“Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
PD vijon akuzat në Komisionin e TIMS: Me kërkesë të politikës, u cenua siguria kombëtare
-
Raporti i UNESCO-s për Butrintin, reagon MEKI: Objektiv dhe korrekt, parku do të menaxhohet si një i tërë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën