Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka njoftuar ditën e hënë në një dalje publike, se Britania e Madhe do ti rikthehet kufizimit total të aktiviteteve, si shkak i rritjes së numrit të rasteve me coronavirus.
“Të gjithë në Angli duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç atyre që u lejohet të dalin për arsye të veçanta. Këto kufizime pritet të zgjasin deri në mes të shkurtit”, është shprehur Kryeministri. Gjithashtu, shkollat dhe universitetet do të mbyllen për nxënësve duke kaluar kështu në mësimin online.
Sherbimet fetare dhe ngjarjet e jetës si funeralet dhe dasmat mund të vazhdojnë, në varësi të kufizimeve të pjesëmarrjes.
Sipas Johnson, vetëm katër grupet kryesore dotë kenë përparësi në vaksinimin kundër virusit COVID-19.
“Të gjithë banorët të shtëpive të përkujdesit dhe kujdestarëve të tyre , të gjithë personave të moshës 70 vjeç e lart, të gjithë punonjësve të vijës së parë shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror si dhe pacientëve të prekur klinikisht, do t’u ofrohet një dozë e vaksinës deri në mes të shkurtit”, ka deklaruar ai.
Skocia gjithashtu, ka lëshuar një urdhër qëndrimi në shtëpi mdërsa Wells ka njoftuar se shkollat dhe universitetet do të mbyllen deri më 18 janar. Shkollat në Irlandën e Veriut do të kenë një “periudhë të zgjatur të mësimit online”, ka njoftuar ekzekutivi i Stormont.
Johnson i ka bërë thirrje publikut të ndjekë rregullat e reja të kufizimeve, përpara se ato të bëhen të ligjshme në orët e para të së mërkurës.
“Të gjitha masat e reja në Angli do të zgjasin të paktën deri në mes të shkurtit”, tha ai, “sepse një variant i ri më infektues i virusit përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.
Johnson iu ka bërë thirrje njerëzve “të qëndrojnë në shtëpi e të mbrojnë njëri tjetrin”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”