Zyra ndërlidhëse e Belgjikës në Kosovë së shpejti mund të ngritet në nivelin e ambasadës. Kështu të paktën ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Bajrami përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter tha se ky është “lajm i mrekullueshëm”.
“Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës”, njoftoi ai përmes Twitter-it.
“Faleminderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, shkroi Bajrami.
Ndryshe, deri më tani Kosova ka pasur një ambasadë në Bruksel, ndërsa Belgjika vetëm Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë, mirëpo sipas diplomatit kosovar shumë shpejt pritet që edhe Belgjika ta ketë nivelin e njëjtë të përfaqësimit diplomatik në vendet përkatëse.
Kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, me 17 shkurt të vitit 2007, Belgjika ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e saj, dhe kjo vetëm disa ditë pas shpalljes, saktësisht me 24 shkurt të vitit 2008.
Gjithashtu, Belgjika mori pjesë në bombardimin e Jugosllavisë të vitit 1999 nga NATO. Belgjika aktualisht ka 205 trupa që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Indonezi/ Llava e ftohtë përfshin fshatrat pranë vullkanit, duke vrarë 37 persona
-
Kurti synon të gjejë gjuhë të përbashkët për agjendën legjislative – Krasniqi synon ta bindë për zgjedhje të reja parlamentare
-
Përtej shkarkimit të bujshëm të Shoigut, çfarë dihet për ristrukturimin e kabinetit të Putinit?
-
Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ndërsa separatistët humbasin terren
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?