Në Qarkun e Beratit fitorja e Partisë Socialiste në të pesta bashkitë nuk ishte ajo që ra më së shumti në sy por parakalimi i Partisë Demokratike ndaj kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë në Dimal dhe Poliçan.
Në Berat fitoi kandidati i Partisë Socialiste Ervin Demo me 16 mijë e 580 vota ose 61.47 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Zija Ismaili i cili regjistroi 10 mijë e 394 vota ose 38.53 për qind.
Në Skrapar fitoi kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Mema me 3 mijë e 456 vota ose 55.84 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Euglen Mustafallari i cili regjistroi 2 mijë e 733 vota ose 44.16 për qind.
Në Poliçan fitoi kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Zotkaj me 3 mijë e 756 vota ose 78.87 për qind kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Florian Qama me 545 vota ose 11.44 për qind, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Behar Xhaferaj mori vetëm 461 vota ose 9.68 për qind.
Në Dimal fitoi kandidatja e Partisë Socialiste Juliana Memaj me 5 mijë e 774 vota ose 50.85 për qind, kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Dritan Sula, i cili regjistroi vetëm 4 mijë e 105 vota ose 36.15 për qind, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Gentian Meçi mori vetëm 1 mijë e 475 ose 12.99 për qind.
Në Kuçovë fitoi kandidati i Partisë Socialiste Kreshnik Hajdari me 6 mijë e 904 vota ose 49.79 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, i cili regjistroi vetëm 6 mijë e 222 vota ose 44.88 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar