Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina dënoi me forcë çdo përpjekje për të manipuluar apo dëmtuar procesin e votimit.
“Përtej klimës së tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së politikës së vjetër, këto zgjedhje janë për shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës dhe të hedhim themelet e të ardhmes”, u shpreh fillimisht ajo.
Partia Demokratike, shtoi Karabina, po ndjek nga afër të gjithë problematikat që po shfaqen me procesin zgjedhor duke inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë masivisht në këto orë të mbetura në mënyrë që të vendosin me botën e tyre për të ardhmen.
“Gjatë ditës në disa zona të vendit kemi denoncuar rastet kur Partia Socialiste ka kryer veprime që synojnë manipulimin e procesit të votimit si në rastin e Dimalit, ku denoncuam kryetaren e bashkisë që po firmos si mjeke ligjore vërtetime për personat me aftësi të kufizuar me qëllim votimin familjar, për të manipuluar votën e qytetarëve”, vërejti zëdhënësja e PD-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel of Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ukraina ka frikë nga kolapsi, NATO po shqyrton vijat e kuqe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
“CdM” zbardh “detaje” nga takimi Scholz-Spajiç: Kosova në Këshill të Evropës – kur të bëjë “hapa konkretë” drejt Asociacionit