Shoqëria Italiane e Futbollistëve (AIC), organizoi evenimentin e 10-të ndarjes së Çmimeve të Futbollit Italian për vitin 2019-2020, një ‘Gran Gala e Futbollit’ italian.
Ylli portugez, por edhe juventin, Cristiano Ronaldo, u shpall lojtari më i mirë i vitit 2020. Ronaldo ka shënuar 31 gola në 33 ndeshje me Juventus-in sezonin e kaluar dhe ndihmuar Zonjën e Vjetër të Torino-s të fitojë kampionatin e Serie A-së.
“Dua të falënderoj bashkëlojtarët e ekipit tim, që më mundësuan këtë çmim”, u shpreh Ronaldo në podiumin e ceremonisë.
“Vazhdimësia, besim te fuqitë e mia, puna e fortë dhe pasioni janë çelësi i të shijuarit këtë sport. Gjithashtu motivimi dhe disiplina, pa të cilat nuk do mund të luaja dot 35, 36 apo 40 vjeç”, përfundoi Ronaldo.
Mbrëmja e Madhe apo Gran Gala-ja e futbollit italian, nuk kishte vetëm Ronaldo-n në listë, por një seri lojtarësh nga të gjitha pozicionet e fushës së blertë që kanë kontribuar më shumë për klubet nëpër kampionate. Ndër to ishte Gianluigi Donnarumma, portieri i Milan-it, i cili u shpall portieri më i mirë i Serie A-së, Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventus-it dhe më i mirë i kampionatit, Paulo Dybala, sulmuesi Juventus-it, Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, sulmuesi i Inter-it Romelu Lukaku, etj.
11-shja më e mirë, sipas jurisë, rreshtohet me: Gianluigi Donnarumma (portieri i Milan-it); Robin Gosens (mbrojtësi i Atalanta-s), Leonardo Bonucci (mbrojtësi i Juventus-it), Theo Hernandez (mbrojtësi i Milani-t); Nicolo Barella (mesfushori Inter-it), Papu Gomez (ish-mesfushori i Atallanta-s, tashmë te Sevilla), Luis Alberto (mesfushori i Lazio-s); Paulo Dybala (sulmuesi i Juventus-it), Ciro Immobile (sulmuesi i Lazio-s), Cristiano Ronaldo (sulmuesi i Juventus-it).
Atalanta u shpall ekipi më i mirë, ndonëse përfundoi e treta ne klasifikim, “La Dea” apo perëndesha e italisë [po flasim për Atalanta-n], arriti të kualifikohet për çerek-finalet e Ligës së Kampionëve.
Trajneri më i mirë u shpall Gian Piero Gasperini i Atalanta-s.
“Jemi krenar që jemi njohur si të tillë, jemi krenar që na është dhënë ky çmim”, u shpreh Presidenti i Atalantas-s, Antonio Percassi.
“Ne duhet të qëndrojmë të përulur dhe të përqendruar. Tek e fundit, jemi një skuadër provinciale që po rritemi përtej çdo pritshmërie.
Gasperini ka qenë një zgjedhje kritike dhe ka bërë një punë të mrekullueshme, e cila na ka shpërblyer dhe na ka nderuar”, mbylli Percassi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak