Kreu i Komisionit për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviç, ka thënë për BBC Serbia se shpreson që këtë marte të arrihet një marrëveshjes në Bruksel për të pagjeturit.
“Familjet kanë të drejtë të zbulojnë fatin e të dashurve të tyre dhe të kenë mundësinë t’i varrosin me dinjitet dhe të gjithë ata që kanë kryer krime të ndiqen penalisht”, thekson Odaloviç.
“Marrëveshja ka dimension politik, por kjo nuk është çështje politike, por humanitare”, shtoi ai.
Ai pretendon se Prishtina është përgjegjëse për faktin se procesi i gjetjes së të pagjeturve është ndalur qe dy vite.
“Është e rëndësishme që Albin Kurti duke e pranuar këtë dokument që sjell një cilësi të re, ta çlirojë temën që ka kapur dy vite më parë, që të fillojmë të merremi me çështjen humanitare siç kemi bërë deri tani. Në këtë mandat kemi zgjidhur më shumë se 1800 raste të personave të zhdukur, prej të cilëve 90 për qind janë shqiptarë të Kosovës”, thotë Odaloviç, duke përshkruar periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2021.
Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç Vuçiç kishte kërkuar që “për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviç”.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur/zhdukur me dhunë vazhdojnë të jenë edhe rreth 1 mijë e 630 persona, kryesisht shqiptarë.
Në luftën e fundit në Kosovë sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona. Shumica prej të vrarëve janë civilë shqiptarë.
Nga viti 2000 e deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa që nga viti 2008 Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) është përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës.
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Libia ndërhyn në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND
-
Rohde thotë se Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, kërkon që Qeveria të marrë “vendim të guximshëm”
-
Shefi i të drejtave të OKB-së kërkon rihapjen e vendkalimeve të ndihmës në Gaza
-
Të paktën 50 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan
Lajmet kryesore
-
Sadushi: S’duam lëmoshë, të plotësohen detyrimet për gjyqësorin
-
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria në negociata për të marrë 40 mijë punonjës të huaj
-
OKB mbështet kërkesën palestineze për anëtarësim, Shqipëria abstenon
-
Rohde thotë se Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, kërkon që Qeveria të marrë “vendim të guximshëm”