Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar besimtarëve ortodokë Pashkët, me mesazhin që paqja dhe respekti të mbizotërojë. Osmani tha se festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore.
Në komunikatën e Presidencës së Kosovës ndër të tjera thuhet se Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe e shpresës.
“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë”.
“Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen! Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.
Kjo ngjarje simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit te Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com