Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, vlerësoi se Marrëveshja e Ohrit duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese për rivlerësim, ngase sipas saj, marrëveshja e arritur së fundi nga kryeministri Albin Kurti s’ka asnjë referencë të Kushtetutës së Kosovës.
Tahiri nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, teksa kujtoi 9 prillin që shënon ditën e Kushtetutës së Kosovës, ndër të tjera, tha se ekzekutivi kosovar e ka shkelur aktin më të lartë juridik të shtetit në disa raste.
“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë, madje as për Asociacionin [e Komunave me shumicë serbe] dhe vetmenaxhimin për pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese!”, shkroi ajo të dielen.
Kosova dhe Serbia dhanë dakordimin e tyre për Aneksin zbatues të Planit Evropian për rrugën drejt normalizimit. Ky dakordim iu dha përfaqësuesve të Bashkimit Evropian më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq dokumenti i dakorduar në tërësi iu paraqit edhe Këshillit Evropian.
Këtij teksti – ashtu sikurse më 27 shkurt në Bruksel – i ka munguar një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë – kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky aspekt po vlerësohet nga njohësit si pengesë për zbatimin e plotë të marrëveshjes.
Kjo marrëveshje nuk e përfshinë njohjen reciproke mes të dy vendeve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat, targat e veturave dhe vulat doganore.
Ajo kërkon nga palët, ndër të tjera, që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel