Disa ferma të gjësë së gjallë në Kinën Jugore, ka gjasë të jenë burimi i Covid-19. Këtë e ka pohuar një pjesëtar i ekipit hetues të Organizatës Botërore së Shëndetësisë (OBSH).
“Kina i mbylli ato ferma në shkurt 2020”, tha Peter Daszak, i dërguari i OBSH në Kinë. Sipas tij, gjatë udhëtimit, ekipi i OBSH-së gjeti prova të reja se këto ferma kishin furnizuar tregun e Wuhan-it me gjenë e gjallë.
“Përgjigja e qeverisë kineze me mbylljen e fermave është një tregues i fortë se ata e dinin çfarë po ndodhte aty. Ato ferma ishin rruga më e mundshme që Covid-i të kalonte nga kafshët tek njerëzit”.
Ato ferma kanë qenë pjesë e promovimit të Pekinit zyrtar prej 20 vjetësh. “Ata marrin kafshë ekzotike dhe i çiftojnë në natyrë”, shtoi Daszak.
Raporti zyrtar i ekipit pritet të dalë pas dy javësh. Ky prononcim nga pjesëtari i OBSH-së është thjesht pararojë për çfarë pritet të thuhet më pas.
Fermat kineze ndërkohë kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Vetëm në vitin 2016, ato kishin punësuar 14 milionë njerëz. Industria gjeneronte rreth 70 miliardë dollarë fitime.
Për shkak të suksesit, mbyllja e tyre nga ana e autoriteteve kineze shihet si e dyshimtë. Detaje të mëtejshme mbi zhvillimin e aktivitetit aty pritet të zbulohen gjatë raportimeve të OBSH-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hakerët pro-rusë pretendojnë sulme kundër faqes së Melonit dhe të ministrive
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës lirohen nga akuza për keqpërdorim detyre për autostradën e Gjilanit
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet