Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sanksione për Serbinë, duke akuzuar këtë herë ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç se ka shkelur planin e dakorduar të zbatimit të propozimit evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, si dhe shefi i tij Vuçiç, janë duke vepruar me keqbesim dhe po shkelin planin e miratuar të zbatimit. Ai tha se Serbia nuk do të zbatojë nenet e tjera të marrëveshjes me Kosovën nëse nuk formohet Asociacioni. Është e qartë se Serbia po saboton marrëveshjen me Kosovën. Sanksionet duhet të pasojnë”, ka shkruar ai në Twitter.
Ky reagim i Velës vije pasi Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se qëndrimi i Serbisë është i qartë, se nuk ka hapa të mëtejshëm në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa të formohet “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.
“Derisa të formohet Asociacioni, ne nuk mund të diskutojmë më tej hapat e zbatimit. Vuçiç tha qartë se ne pajtohemi të zbatojmë parimet deri në vijat tona të kuqe që i kemi theksuar”, tha Daçiç pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Shallenberg.
I pyetur nëse Serbia do ta pranonte anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Daçiç u përgjigj se “nuk na pyet askush asgjë në BE, sepse ne nuk jemi anëtare”.
Në takimin e mbajtur më 18 mars në Ohër, Serbia dhe Kosova ranë dakord për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, u ra dakord që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk nënshkruan asnjë dokument.
Pavarësisht kësaj, ndërmjetësit evropianë presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilën liderët janë marr vesh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend
-
Ben Jelloun: “Nuk është një revoltë anti-hebreje”
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak