Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexandër Schallenberg, pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur se një nga modelet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë autonomia e Triolit Jugor në Itali.
Ai u bashkua thirrjeve të kolegëve të tij nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, përfshirë këtu edhe që Kosova ta themelojë Asociacionin, edhe pse tha se “e di sa i vështirë dhe emocional është procesi”, dhe tregoi një shembull për këtë që tha se është “pikërisht Austria”.
“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur, për shembull, një ministër francez tha: ‘Austria është ajo që mbetet’, është një vend që ka pësuar ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura, ku njerëz që janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin e Jugut. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, shpjegoi Schallenberg.
Ndërsa, ai potencoi se përkundër marrëveshjes së arritur në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka ende punë për të bërë në këtë proces.
“Ka ende shumë takime dhe bisedime të vështira përpara nesh. Marrëveshja që u arrit është një sinjal i rëndësishëm. Unë e mirëpres që Serbia dhe Aleksandër Vuçiç e pranuan këtë marrëveshje. Nuk ishte një hap i lehtë, por është një hap i rëndësishëm”, tha Schallenberg në konferencën për media pas takimit me Daçiç’in në Vjenë, transmeton KosovoOnline.
Ndërkaq, kryediplomati austriak u shpreh se është i vetëdijshëm që normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është diçka shumë e rëndësishme dhe që e afekton të gjithë rajonin.
“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka alternativë. Ka mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka alternativë. Siç tha një ministër britanik, ‘është e vetmja shfaqje në qytet’, theksoi ai.
Gjithashtu, Shallenberg pohoj se integrimi evropian ndihmon në zgjidhjen e konflikteve dhe tregoj se me Daçiç’in ndër të tjera ka diskutuar edhe për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe pasojat që reflektojnë në rajon.
“Serbia, si vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, ka një përgjegjësi të veçantë. Qëndrimi ynë është se kur ka shkelje të Kartës së OKB-së, nuk mund të ketë distancim nga mosrespektimi i integritetit territorial”, shtoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
11 milionë euro i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nga marrëveshjet e nënshkruara nga MASHT-i dhe MSH-ja
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës
-
Knaus konsideron se draft-statuti aktual ‘shkel’ Kushtetutën e Kosovës dhe kapërcen ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës