![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/03/FotoJet-2023-03-16T144840.336.jpg)
Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten, ka urdhëruar Policinë e Kosovës të ndërmarrin aksion bastisjeje ndaj kompanisë së pastrimit “Ambienti”, nën dyshime për keqpërdorim të pozitave zyrtare, kryesisht nga bordi i kësaj ndërmarrjeje.
Këtë aksion të njësive relevante, e ka përshëndetu ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.
Sipas tij epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.
“Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit ‘Ambienti’ në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka shkruar Sveçla.
Kosova, sipas Sveçlës, nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiç: Nga Kurti do të dëgjoj vetëm britma, s’pres asgjë nga takimi në Bruksel
-
Maqedonci ia konfirmon ministrit kroat vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike
-
Fondaj përfundon dëshminë – në seancë të mbyllur deklarohet dëshmitari i 74-të
-
U vazhdohet paraburgimi 3 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjë
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
U vazhdohet paraburgimi 3 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjë