Në 25 vjetorin e rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes së tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Facebook se “gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar”.
“Lavdi përjetësisht”, shkroi Osmani.
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte koncentruar në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Ajo që kishte ndodhur në fillimet e marsit të vitit 1998 ka qenë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik.
Në të vërtetë kjo ngjarje aq e drejtpërdrejtë dhe aq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, ka ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.
Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.
Pikërisht, më 5 mars bëhen 25 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.
Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova kishte mundur frikën me çka i kishte hapur shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.
Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve ishte ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi, që shekuj e vite i kishte dhënë shumë Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçaku vijon angazhimin diplomatik në Nju Jork, takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së
-
Kurti: Dëshmitë për krimet serbe në Kosovë vazhdojnë të mblidhen – proces i rëndësishëm për paqen e qëndrueshme
-
Kosova nën sanksionet e BE-së shënon Ditën e Evropës pa progres drejt integrimeve
-
Bislimi e uron VMRO-DPMNE-në për fitoren, shprehet i gatshëm të punojë me Mickoskin
Lajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia, garanton Bardhi
-
Netanyahu thotë se vendi i tij është i përgatitur të ‘qëndrojë i vetëm’
-
Kosova nën sanksionet e BE-së shënon Ditën e Evropës pa progres drejt integrimeve