Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Kanal 10, ka komentuar dakordimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandës Vuçiç, që dialogu të zhvillohet mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Haradinaj tha se me pranimin e propozimit evropian që fillimisht ishte prezantuar si “plan fillestar”, pastaj si dokument të modelit “merre ose lëre”, kryeministri Kurti e ka pranuar automatikisht Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por përveç themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe – Neni 7 dhe neni 10 – kërkohet që të formalizohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Kurti e ka pranuar Asociacionin [e Komunave me shumicë serbe. Vetëm shihni pikën 10 dhe 11. Sepse unë po e shoh se krejt vëmendja ka shkuar tek pika 7. Pika 10 thotë se palët janë të obliguara të implementojnë krejt marrëveshjet e më hershme, pastaj pika 11 thotë se të dyja palët angazhohen të respektojnë aneksin e zbatimit”, tha ai.
Kryeministri Kurti vazhdimisht ka deklaruar se një mekanizëm një-etnik, do ta gjymtonte funksionalitetin e Kosovës multi-etnike, duke trumbetuar kështu “minishtetin” serb në Kosovë, prandaj kreu i AAKsë, tha se tani duhet të ketë kujdes në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Pika 10 e 11 tregon se jo vetëm se është kryer kjo, por edhe janë konfirmuar edhe pjesët e tjera. Pra, sipas meje, s’po them se nuk ka punë, sepse ende statuti nuk është bërë. Por, shumë aspekte si të kohës janë mbledhur. Për çka duhet të luftojë Kurti e Kosova është që statuti i Asociacionit të mos dal nga kontrolli”, theksoi ai.
Ndryshe, sipas Josep Borrell-it, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, të dyja palët janë pajtuar që “nuk ka nevojë më për diskutime rreth propozimit të BE-së” dhe për të gjitha ato që u pajtuan të dy liderët do të ketë nevojë për një takim të ri që do të mbahet me 18 mars në Shkup.
Po ashtu një dakordim u arrit që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të Emisarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Marrëveshjes që në fund pritet të përbëjnë një dokument të njësuar.
Për herë të parë është zbuluar edhe zyrtarisht përmbajtja e marrëveshjes i cili parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore e çka jo tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serbia arreston një kosovar në Merdarë
-
Osmani: Do punojmë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës për të krijuar aleanca të forta
-
Gërvalla thotë se Serbia do paratë e BE-së për të blerë armë ruse: S’duhet të ketë vend në Union
-
Zëdhënësi i Osmanit: Presidentja nuk negocioi largimin e Radojiçiç-it dhe terroristëve të tij
Lajmet kryesore
-
Real Madr15 League – Dortmund shkëlqen, por bie në ‘Wembley’
-
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin e armëpushimit
-
Nga 2 mijë euro për çdo bebe, te taksimi 9% dhe heqja e vizave me SHBA – Çfarë premtoi Basha në programin e tij elektoral?
-
Serbia arreston një kosovar në Merdarë