Kim për zgjedhjen e Holta Zaçajt në krye të Kushtetueses: Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por po ecën përpara
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese.
“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Sipas Kim, reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara.
“SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri”, ka shtuar ajo.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur…” – @USAmbAlbania Yuri Kim 2/2
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar