Bjellorusia është e gatshme të luftojë së bashku me aleatin e saj kryesor Rusinë, në Ukrainë, nëse vendi sulmohet.
Kështu ka paralajmëruar Presidenti Alexander Lukashenko gjatë një konference për shtyp.
“Jam gati të luftoj me rusët nga territori i Bjellorusisë vetëm në një rast: Në qoftë se edhe një ushtar hyn në territorin e Bjellorusisë për të vrarë popullin tim”.
Ai ka shtuar po ashtu se: “Nëse ata kryejnë agresion kundër Bjellorusisë, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe lufta do të marrë një natyrë krejtësisht të ndryshme”.
Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar, ushtria ruse përdori territorin bjellorus si një pikënisje për pushtimin e Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com