![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/02/1242799395.0.jpg)
Paris Saint-Germain – Bayern Munich është “finalja e parakohshme” e Ligës së Kampionëve.
Gjigandët evropianë do të ballafaqohen sonte (e marte, 14 shkurt) mes tyre, ku ndeshja e parë e fazës së 1/8-ve të finales do të luhet në Paris.
Këtë ndeshje e ka parashikuar edhe legjenda gjermane dhe ish-futbollisti i Bayern-it, Lothar Matthaus, i cili i sheh gjermanët fvoritë përballë francezëve.
Duke folur për mediat, Matthaus theksoi se PSG-ja është në kolaps dhe se Bayern Munich ka për ta shfrytëzuar mirë këtë rast.
“Presioni është i madh, por ky është rasti kur luan për klube të mëdha. Për mua Bayern është favorit në të dyja ndeshjet dhe pres që ata të kalojnë në raundin tjetër”, tha Matthaus.
“Këtë nuk e them si tifoz. Parisi mund të luajë ndeshje të shkëlqyera, por ato bien rregullisht. Mendoj se Bayern-i është më i bashkuar dhe më kompakt, gjë që i mungon Parisit”, tha legjenda gjermane.
Matthaus, më shumë se gjysmën e karrierës së tij e kaloi te Bayern-i, derisa luajti edhe për Inter-in dhe Mönchengladbach.
Ndërkohë, ai numëron 150 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, prej të cilave ka shënuar edhe 23 gola.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Spektakël në Grupin D: Austria del e para, Franca e dyta, Holanda e treta
-
Euro 2024: Katër ndeshje të rezervuara, luhet gjithçka në grupin C dhe D
-
Grupi i ‘vdekjes’, që bëri Kombëtaren të frymojë – Shqipëria e të ardhmes është gati sot
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj