Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një burrë me një katana hyri në famullinë spanjolle të San Isidro de Algeciras (Cádiz).
Lajmi u bë i ditur nga gazeta vendase “El Mundo”.
I ndjeri është sakristani i Kishës së La Palmas dhe një nga të plagosurit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, është famullitari i Kapelës së San Isidro-s, sipas informacioneve të para.
Autori i goditjeve me thikë është arrestuar, siç konfirmon Policia Kombëtare.
Për momentin nuk dihen arsyet e krimit dhe nëse mund të ketë ndonjë motiv fetar pas tij.
Siç ka mësuar El Mundo, burri me origjinë marokene hyri në kapelën e San Isidro, që ndodhet në një nga lagjet më të njohura të qytetit dhe pasi kishte debatuar me famullitarin, e kishte goditur me mjetin prerës.
Më vonë, ky person u transferua në Kishën e Nuestra Señora de la Palma, tempulli kryesor i qytetit dhe atje i dha fund jetës së sakristanit, Diego Valencia.
Gjithashtu, sipas burimeve të sipërpërmendura, nuk përjashtohet që nga ky subjekt të jenë lënduar edhe disa persona të tjerë.
Për momentin nuk dihet nëse ngjarjet kanë ndonjë lidhje me terrorizmin xhihadist.
Policia Kombëtare ka rrethuar Plaza Alta të qytetit, pikën më qendrore të bashkisë Algeciras, ku ngjarjet kanë bërë bujë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Xhelal Mziu pyetet në SPAK rreth tenderëve abuzues në Bashkinë Kamëz
-
Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore, kërkojnë kushte më të mira pune
-
Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, do të ekstradohet drejt Belgjikës
-
Kurti me ministrin turk të Tregtisë diskutojnë për “rritjen e investimeve”
Lajmet kryesore
-
Kryemadhi pranon se bojkoti e ka dëmtuar opozitën, kërkon kompaktësi
-
Përmirësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, pesë ditë pas sulmit
-
Hunter Biden në gjyq, në rastin që republikanët planifikojnë ta përdorin si armë politike
-
Anëtarësimi në NATO çështje më urgjente për Kosovën – dhe për SHBA-në – sesa anëtarësimi në OKB apo BE, vlerëson raporti