Paga e një mercenari që lufton për grupin Wagner në Ukrainë mund të jetë rreth shtatë mijë dollarë në muaj.
Një shifër që mund edhe të shumëfishohet prej disa “bonuseve” që lidhen me vrasjen e armiqve.
Kështu ka bërë me dije një i ri gjerman, i cili po lufton për Ukrainën në frontin e Donbass-it.
21-vjeçari ka zbuluar gjithashtu se disa shtetas të huaj luftojnë në grupin Wagner, duke përfshirë gjermanë, amerikanë, francezë, britanikë dhe sirianë.
Ben Kauler, i quajtur kështu për arsye sigurie, ka rrëfyer se kishte marrë pjesë në arrestimin e dy mercenarëve gjermanë që shërbenin në batalionin Wagner.
“Dy gjermanët nuk flisnin mirë anglisht, unë u udhëzova t’i shoqëroja në Kiev dhe t’i përkthej gjatë marrjes në pyetje”, ka treguar Kauler.
Ai ka treguar se mësoi për pagat e grupit Wagner nga njëri prej dy të burgosurve , i quajtur Volker.
“Volker është nga Berlini. Ai kishte qenë i papunë për një kohë të gjatë dhe udhëtoi në Rusi në shtator për t’u bashkuar me grupin Wagner. Pa ndonjë përvojë paraprake ushtarake”, ka thënë Kauler.
Ai ka thënë se e kishte bërë këtë vetëm për paratë.
Mercenarët e Wagner-it, sipas tij, marrin pesë mijë dollarë në muaj plus kompensime, që ju shkon deri në shtatë mijë dollarë.
Por ata fitojnë edhe një rrogë shtesë nëse vrasin një nga ne të huajt dhe paraqesin pasaportën e kufomës si provë, duke marrë “dhjetë mijë dollarë të tjera”.
Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Shqetësime për konflikt interesi rreth eurodeputetëve dhe punëve të tyre të dyta
Lajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE