Drejtori i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP), Igor Bandoviç, në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka vlerësuar se fjalimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën e 23 janarit, ishte prelud për ndryshimet e politikës së tij në raport me Kosovën.
“Ky është një ndryshim i madh në krahasim me të gjitha deklaratat dhe aktivitetet e mëparshme në lidhje me Kosovën dhe ndoshta është pasojë e vendosmërisë së ndërmjetësve ndërkombëtarë për të kërcënuar me sanksione serioze nëse pala serbe dhe ajo kosovare nuk e pranojnë propozimin për negociata”, tha Bandoviç.
Vuçiç në një konferencë për media ndër të tjera ka treguar tri dënimet që e presin Serbinë nëse nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për zgjidhje dhe normalizim me Kosovën në bazë të propozimit franko-gjerman, prandaj sipas analistit serb, akoma mbetet të shihet nëse ky ndryshim do të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje.
“Fakti që Vuçiç foli për kostot dhe pasojat e mospranimit të tij tregon se në periudhën e ardhshme ai do të udhëheqë një fushatë publike për të ndryshuar qëndrimet nacionaliste që kishte deri dje në mesin e shumicës së qytetarëve serbë”, shtoi ai.
Bandoviç gjithashtu theksoi se “ende nuk është e qartë” nëse një politikë e tillë e presidentit serb do të reflektohet në ndryshime në një tjetër temë kyçe të politikës së jashtme serbe, gjegjësisht çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe presionit ndërkombëtar.
“Meqenëse, duket se situata këtë herë është më serioze dhe komplekse, dhe vendosmëria e ndërmjetësve ndërkombëtarë për zgjidhjen e problemit është shumë më e madhe, një dialog dhe bisedë e vërtetë për këtë temë mund të jetë e dobishme”, tha ai.
Ndryshe, fillimisht në Prishtinë e më pas në Beograd më 20 janar, erdhën Miroslav Lajçak i BE-së, Gabriel Escobar i ngarkuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin dhe tre këshilltarë të lartë të tjerë nga Gjermania, Franca e Italia, për të diskutuar rreth Marrëveshjes Bazë mbështetur në propozimin franko-gjerman.
Vuçiç tregon çfarë i thanë Lajçak e Escobar: Do kemi tri dënime të forta po s’e pranuam propozimin
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit