Lajme

MPJ franceze paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimin në Veri të Kosovës


Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një komunikate për media ka kërkuar nga shtetasit e saj që të shmangin udhëtimin në pjesën veriore të Kosovës, gjegjësisht në katër komunat të banuara me shumicë serbe – Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovica e Veriut dhe Zveçan – për shkak të situatës aktuale në këtë pjesë të Kosovës.

Në këtë komunikatë MPJ-ja franceze ka paralajmëruar të gjithë francezët për situatën jo-stabile në Veri të Kosovës.

“Zonat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht po përjetojnë një ringritje të mprehtë të tensioneve, gjë që ka bërë që autoritete lokale të mbyllin tri pika kalimi ndërmjet dy pikë kalimeve kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Sipas MPJ-së franceze komunikimi me anë të telefonit është vështirësuar në këtë pjesë të Kosovës.

“Kemi një mbulim jo të plotë të rrjetit dhe mungesë të marrëveshjes për roaming prandaj aftësia e Ambasadës për të ndërhyrë në rast vështirësie mund të jetë e kufizuar”, thuhet më tej në komunikatë.

Pantiç do mbrohet në liri – Arsyeja për vendosjen e barrikadave u largua, a largohen tash edhe barrikadat?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore