Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po i shërben Serbisë”.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Sipas tij, mënyra se si Kurti po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiç-i nuk mund t’ia japë vendit të tij”.
“Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë. Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar”, shtoi ai.
Ky reagim i Gjoshit vjen pasi kryeqeveritari Kurti gjatë një interviste për mediumin boshnjak Istraga ka theksuar se “Gabriel Escobar nuk e kupton Serbinë dhe i bën lëshime”.
“Kam dallime me të, në çështje si Ballkani i Hapur. Escobar e përkrahë Ballkanin e Hapur, unë jo. Ballkani i Hapur shikon nga Rusia dhe u formua në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi në Kosovë. Nuk e kuptoj pse KFOR-i nuk po i heq barrikadat. Nëse KFOR-i nuk dëshmohet në rolin e vet, do të dëshmohemi ne dhe do t’i heqim barrikada në Veri”, tha Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar