Dy krerët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja kanë shpallur zyrtarisht redaksitë qendrore për “Enciklopedinë shqiptare”.
Redaksia qendrore do të përbëhet nga Skënder Gjinushi- Kryetar i ASHSH, Mehmet Kraja- Kryetar ASHAK. Dhimitër Haxhimihali, Rexhep Ismajli, Marenglen Verli.
Po ashtu nga akademik Nexhat Daci, Shaban Sinani, Jusuf Bajraktari, Rauf Dhomi, Aljula Jubani dhe Valbona Toska.
“Enciklopedia shqiptare” përfshin gjithë hapësirën mbarëshqipëtare në Ballkan dhe diasporat arbëreshe.
Struktura e redaksisë është e përbërë nga strukturat qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” janë ngritur sipas fushave përkatëse 30 redaksi në Shqipëri dhe 30 në Kosovë.
Në këtë botim do të përmblidhen kërkimet që nga origjina, historia, gjuha dhe zakonet e shqiptarëve.
Dhe synimi është krijimi i një enciklopedie larg polemikave.
Në janar të vitit 2023, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, do të nisin punën konkrete për projektin madhor të shkrimit të “Enciklopedisë shqiptare”.
Kurse në Maqedoninë e Veriut puna u ndërpre në vitin 2009, pasi kishte shtrembërime për origjinën dhe historinë e shqiptarëve.
Të njëjtën politikë ndoqi edhe Mali i Zi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar