Aktivitetet festive të cilat kremtojnë Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë kaluar edhe oqeanin.
Në bashkinë e Ottawa-s, kryeqytetit të Kanadasë, është mbajtur një ceremoni solemne për ngritjen e flamurit kombëtar kuq e zi.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muça.
“Nder dhe krenari ngritja e flamurit kombëtar të Shqipërisë në Bashkinë e Otavës, Kanada, për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!”, shkruan diplomati shqiptar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera