PE-ja kërkoi shpalljen e Wagner-it si “organizatë terroriste”, Prigozhin kërcënon Evropën me një çekiç të gjakosur
Evgeny Prigozhin tanimë ka dalë jashtë kontrollit.
Mbrëmjen që lamë pas, themeluesi i grupit mercenar Wagner nisi kërcënimet.
Kjo, pasi Parlamenti Evropian (PE) kërkoi përfshirjen e brigadës mercenare në mesin e “organizatave terroriste”.
“Sot mbajta një takim me komandantët e Wagner-it dhe ua komunikova këtë lajm të trishtë”, tha fillimisht ai.
Prigozhin shprehet se nuk e di se cili ligj e drejton Parlamentin, por sipas legjislacionit “tonë, ne tani e shpallim atë të shpërbërë”.
“Por, përpara se të hyjë në fuqi kjo procedurë, më kanë udhëzuar që të paraqes një kërkesë për informacion në PE. Nëse keni kontaktin e tyre, ju sugjeroj ta bëjmë së bashku, përgatiteni dhe dërgoni”.
Më pas, Wagner publikoi një video, në të cilën nënkuptohet vetëm dhuna dhe kjo jo në mënyrë të fshehtë si dikur.
Një burrë i jep një zyrtari të rremë të BE-së kutinë e një violine – mercenarët e Wagnerit në mesin e tyre quhen “muzikantët “, dhe grupi “orkestra” -, por brenda kasës ka një çekiç gjigant, me gjurmë gjaku dhe të gdhendur me logon e brigadës mercenare.
Prigozhin's lawyer handed over to the European Parliament a sledgehammer with the Wagner logo smeared with artificial blood. The video appeared on propaganda Z-channels.
Recently, the European Parliament started talking about recognizing Wagner PMC as a terrorist organization. pic.twitter.com/th2W3dx6zH
— NEXTA (@nexta_tv) November 24, 2022
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë akuzuar grupin – një rrjet privat mercenarësh – për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, Siri dhe Libi.
Tregu privat i sigurisë i përqendruar rreth aktiviteteve të truprojave dhe rojeve u organizua me shpejtësi në Rusinë post-sovjetike.
Ajo e kompanive private ushtarake (SMP), që ofronin shërbime mbrojtëse në zona të ndjeshme, pastrimin e minave, stërvitje dhe trajnim u shfaq më vonë, në fund të viteve 2000.
Zhvillimi në Rusi i SMP-së është i shoqëruar me një interes në rritje të komunitetit strategjik rus për këtë fenomen.
Ngjashëm me homologët e tyre perëndimorë, rreth njëzet SPM ruse janë të regjistruar si kompani të thjeshta tregtare për aq sa nuk përfitojnë nga një status ligjor.
Ato janë përdorur veçanërisht në misionet për të siguruar anije tregtare në Gjirin e Adenit, në operacionet e pastrimit të minave në Ballkan dhe në Libi, ose nga OKB-ja për të siguruar autokolona refugjatësh në Siri.
Aktivitetet mercenare janë të ndaluara në Rusi, siç parashikohet nga neni 359 i Kodit Penal Rus.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet