Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri thirrje për “qetësi dhe maturi” pas mbledhjes “urgjente” të qeverisë duke deklaruar se “kaosi është një armë ruse”.
Kreu i qeverisë polake theksoi fillimisht se janë ngritur të gjitha shërbimet në një gjendje gatishmërie të shtuar.
Ai konfirmoi se ambasadori rus në Poloni është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sipas tij, autoritetet polake po monitorojnë hapësirën ajrore me vëmendje të veçantë dhe po kryejnë analiza dhe konsultime me aleatët në lidhje me përdorimin e nenit 4 të NATO-s.
“Ne kemi vendosur të rrisim gatishmërinë luftarake të degëve individuale të Forcave të Armatosura polake, me theks të veçantë në mbrojtjen ajrore”, ravijëzoi në përmbyllje kryeministri polak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prania e Gjeorgjisë dhe Shqipërisë në Euro 2024, shenjë e ringjalljes lindore
-
SPD e Scholz përballet me humbje të rëndë në Gjermani, sipas exit poll
-
Si është puna me Gërvallën – nuk di, apo nuk e ka problem të gënjej publikisht
-
Dërgonin shqiptarë në Angli me dokumente false, GJKKO lë në burg 24 persona