Të mërkurën e 9 nëntorit, Ukraina ia doli të çlirojë 12 vendbanime në rajonin Kherson.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar mesazhin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.
“Vetëm gjatë ditës së kaluar, në drejtim të Petropavlivka-Novoraisk, njësitë e Forcave të Mbrojtjes përparuan 7 kilometra, morën kontrollin e 6 vendbanimeve, u kthyen deri në 107 kilometra katrorë territor në Ukrainë. Në drejtim të Pervomaiske-Kherson, ne përparuam 7 kilometra, morëm nën kontroll 6 vendbanime, sipërfaqja e tokës së liruar është 157 kilometra katrorë”, theksoi komandanti ukrainas .
Zaluzhny gjithashtu raportoi se në drejtimin Kherson që nga 1 tetori, përparimi i trupave ukrainase në thellësinë e mbrojtjes së armikut është deri në 36.5 kilometra, dhe sipërfaqja totale e territorit të rikapur arrin 1 mijë e 381 kilometra katrorë.
Gjatë kësaj kohe, Ukraina ishte në gjendje të rimarrë kontrollin mbi 41 vendbanime.
Sipas Zaluzhnyi-t, në drejtimin Kherson, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan rrugët logjistike dhe sistemin mbështetës dhe shkelën sistemin e kontrollit të trupave “të armikut”.
Prandaj forcave ruse nuk i mbeti zgjidhje tjetër veç arratisjes.
Në të njëjtën kohë, Komandanti i Përgjithshëm deklaroi se nuk mund të konfirmonte ose mohonte informacionin për të ashtuquajturën tërheqje të trupave pushtuese ruse nga Kherson-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haxhiu: Me anulimin e listës së çmimeve të barnave ndaluam zhvatje milionash
-
Ish-shefi i Autonomy Mike Lynch shpallet i pafajshëm në gjyqin për mashtrim
-
Hovenier: Draft-statuti i BE-së do të rezultonte në përputhje me Kushtetutën, nëse do të dërgohej në gjykatë
-
Katër gra mes mijëra ushtarëve, historitë që rrëfejnë rolin e tyre në Luftën e Dytë Botërore
Lajmet kryesore
-
Hovenier: Draft-statuti i BE-së do të rezultonte në përputhje me Kushtetutën, nëse do të dërgohej në gjykatë
-
Goditja e grupit kriminal, SPAK zbardh detaje nga skema e trafikimit të qenieve njerëzore
-
Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, arrestohet agresori
-
Hovenier: Qeveria e Kosovës s’mund të bëjë ç’të dojë, të rishqyrtohen vendimet për të evituar ngecjet