Skuadra e Arsenal-it ka arritur një rekord historik që asnjëherë më parë nuk e ka bërë asnjë ekip.
“Topçinjtë” janë ekipi i vetëm në Premier Leauge që kanë shënuar tri fitore radhazi në udhëtim te Chelsea.
Pra, asnjë ekip deri më tani nuk ka arritur tre herë rresht të marrë tre pikët në “Stamford Bridge”.
Këtë e bëri ekipi i Mikel Arteta-s, që sot (e diele) i mposhtën blutë e Londrës me rezultat minimal 0:1, duke konfirmuar lidershipin në elitën e futbollit anglez.
Dy fitoret e mëparshme ishin të dy sezoneve të kaluara, 2:4 dhe 0:1.
Kujtojmë që Arsenal-i po kalon formë shumë të mirë në këtë sezon.
Ata gjenden në vendin e parë me 24 pikë, dy më shumë se ndjekësi Manchester City.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog