Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong mbetet i përkushtuar ndaj klubit dhe nuk do të kërkojë një largim në afatin kalimtar të janarit, raporton Sport.
De Jong ishte një objektiv kyç për Manchester United në verë, por ai këmbënguli se nuk donte të largohej nga Camp Nou, pavarësisht se klubi ishte i hapur për një transferim në mënyrë që të lehtësonte barrën e tyre financiare.
Pavarësisht se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve për të dytin sezon radhazi, De Jong dëshiron të mbetet në klub dhe të vazhdojë të ndihmojë trajnerin Xavi Hernandez që t’i rikthejë lavdinë e mëparshme.
De Jong nuk ka qenë një nga të preferuarit e trajnerit spanjoll, por pavarësisht problemeve, ai kërkon të qëndrojë me blaugranasit.
Edhe kur ka luajtur këtë sezon holandezi, ai nuk ka luajtur në pozicionin e tij natyral, pasi shumëherë i kërkohej të luaj si qendërmbrojtës.
Kujtojmë, se Barcelona po kërkon të rikthejë Lionel Messi-n në Camp Nou, dhe largimi i De Jong mund të ishte një liri financiare për katalanët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog