![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/10/blinken-ne-w.jpg)
Nuk ka mjaftuar vetëm njoftimi nga Departamenti i Shtetit Amerikan për “zhgënjimin” dhe “shqetësimin” me Qeverinë e Kosovës.
Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, këtë të premte, përkundër se Qeveria pranoi që ta zbus vendimin për targat dhe të mos shkojë me konfiskime të veturave, por me qortime e gjoba.
Blinken duke folur për mediumin The Pavlovic Today, në intervistë me gazetaren Ksenija Pavlovic McAteer, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë”, për ta shtyrë vendimin për 10 muaj.
Kosova dhe Serbia, tha Blinken, “duhet urgjentisht dhe në mënyrë fleksibile të punojnë për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim raportesh, me synim njohjen e ndërsjellë”.
Por, ai ka pohuar se është e rëndësishme që të dyja palët të reduktojnë retorikën që nxitë dhe të marrin vendime konkrete për të demonstruar se janë të përkushtuara në bashkëpunim konstruktiv.
Kjo ka thënë Blinken do të tregonte se janë të interesuara për ta përparuar rajonin.
Shkallëzimi i vendimit për targat, veprim i matur politik i Kurtit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj