Në protestën e pedagogëve të kësaj të enjteje, kreu i sindikatës ka bërë me dije se do të vijojë bojkoti i pjesshëm në universitete.
Po ashtu Sandër Kovaçi ka theksuar se kërkesat e profesoratit janë minimale.
“Jemi në fazën kur Ministria e Arsimit ka sjellë një përgjigje, një pjesë prej tyre mendojmë se do të jenë të zgjidhshme sepse kanë qenë vetëm pengesa të neglizhencës, ndërsa problemi kryesor për rritjen e financimit për arsimin e lartë nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes”, ka thënë ai.
“Edhe tetë për qind që mendon qeveria që mund të ezaurohet nga universitetet, deri tani vetëm një universitet ka dhënë përgjigje sa kanë mundësi, por vetëm për një vit”, ka shtuar ai.
Sakaq, Kovaçi ka thënë se do të vijohet me kërkesën që këtë vit të ketë rritje dhe më pas arritjen e pagave që janë në rajone.
“Insistojmë me kërkesat tona, do të vazhdojmë presionin që dhe Parlamentin ta bindim për një ndryshim të projekt buxhetit”, ka vijuar ai.
Ndërkohë, ka njoftuar se ditën e premte do të merret një vendim për vijueshmërinë dhe se deri sa të përmbushen kërkesat, bojkoti do të vazhdojë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Greqia përgjigjet ashpër pas betimit të Davkovës si Presidente e “Maqedonisë”: Kursi evropian varet nga Prespa, respektoni marrëveshjen
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë