Megjithëse në tetor mbush 40 vjeç, nuk duket aspak i vjetër, madje disa mund të thonë “më i ri se kurrë më parë”, Zlatan Ibrahimovic vazhdon t’i befasojë të gjithë me natyrën e tij moskokëçarëse dhe karakterin e tij prej rebeli.
Këto ditë fillim marsi Ibra është i ftuari special në Festivalin e Sanremo-s, pranë prezantuesve legjendarë italianë, Amadeus dhe Fiorello. Megjithatë, spektakli së shpejti do të përfundojë për të, duke qenë se pritet të grumbullohet nga ekipi kombëtar i Suedisë.
Burimet e webfaqes suedeze FotBollDirekt, informojnë se sulmuesi i Milan-it, grumbullimi në ekipin kombëtar i të cilit ishte në dyshim, në sajë të moshës së madhe dhe angazhimeve anësore, me sa duket është zyrtar tashmë, ndaj ai do të veshë fanellën e Suedisë për ndeshjet e kualifikimit në Botërorin Katar 2022.
Më 25 mars, Suedia përballet me Gjeorgjinë, në 28 me Kosovën dhe me 31 kundër Estonisë.
Pjesëmarrja e fundit e Ibra-s me kombëtaren ka qenë ajo e 22 qershorit kundër Belgjikës për Evropianin e 2016-ës. Ndeshje, e cila u fitua nga Belgjika 1 – 0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit