Ekskluzive/ Tiranë-Prishtinë: Ku gabuam?: Gjurmëve të muzikës shqiptare, me Alfred Kaçinarin
Enigmatik, po aq sa edhe historia e muzikës shqiptare, Alfred Kaçinari është i ftuar sot në Tiranë-Prishtinë: Ku gabuam?
Një ndalësë në rrugëtimin e jetës së tij. Kompozitori i famshëm, rrëfehet mbi trashëgiminë historike të muzikës shqiptare.
Kësaj të fundit, kurrë nuk i kanë munguar ngjarjet. Ajo që i ka munguar, ka qenë studimi dhe hulumtimi i mirëfilltë.
Shekuj të tërë pentagramesh muzikore të pazbardhura. Histori notash, të cilave u mungon rrëfimi historik.
Një ndër arkivat e gjallë muzikorë të Shqipërisë, është pikërisht Alfred Kaçinari, muzikanti që do të sillte në vargjet melodike shqiptare, një botë të re me ngjyra.
Raporti me muzikën kosovare – një tjetër aspekt i binjakëzimit Shqipëri-Kosovë – ku shteti amë, dikur i izoluar dhe pa veshë për të shijuar meloditë e vëllezërve përtej veriut, do të hapte dyert për t’u ribashkuar.
Por ky ribashkim, ndodhte pas një shekulli. E gjatë një shekulli, shumëçka kishte ndryshuar dhe ishte transformuar.
Muzika, e përjetuar ndryshe, në dy vende thuajse të njëjta.
Ndiqeni, live në albanianpost.com, në Youtube dhe Facebook, me fillim në 21:15.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive