Pas tërmetit tragjik, më 29 nëntor Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama i shprehu solidaritetin e tij presidentit kroat Zoran Milanović dhe kryeminstrit kroat Andrej Plenković.
U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë🇦🇱🤝🇭🇷
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2020
Qeveria shqiptare i ka dhuruar 250 mijë euro Kroacisë, në formën e ndihmës pas tërmetit tragjik që i mori jetën shtatë personave dhe plagosi dhjetëra të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur Rama, në Twitter.
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për t`i dhuruar 250 mijë Euro Kroacisë vëllazërore, për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas #tërmetit shkatërrues! #Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne, në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan kryeministri./AlbanianPost.com
Just signed the Government of Albania decree to donate 250k EURO to brotherly Croatia to help the rebirth of Petrinja after the devastating #earthquake! #Croatia is an example of resilience and a role model for us in its amazing transformation in a proud EU country 🇦🇱🤝🇭🇷 pic.twitter.com/P71enfTIVH
— Edi Rama (@ediramaal) December 30, 2020
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas gjashtë orësh, përfundon Konventa e Partisë së Lirisë
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Nga Benetton te Metro, kompanitë nga e gjithë Evropa që ende bëjnë biznes në Moskë
-
Raporti i DASH-it përmend Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë