33 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga COVAX do të vijnë në Kosovë brenda muajit mars, ka thënë kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti.
Lajmin për ardhjen e vaksinave Hoti e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai shtoi që se qeveria është duke negociuar edhe me prodhues të tjerë për të arritur numrin e mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë popullsinë e Kosovës.
“Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitoj 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti-Covid-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, ka shkruar Hoti.
Pas takimit me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin, kryeministri në detyrë paralajmëroi një valë të re të Covid-19, dhe kërkoi mirëmbajtjen e masave në fuqi dhe respektimin e plotë të tyre.
Hoti shton se numri personelit mjekësor është shtuar dhe që institucionet po bëjnë të pamundurën për rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e barnave.
Ai iu drejtohet qytetarëve duke i kërkuar të mbajnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe dezinfektimin e ajrosjen e lokaleve.
“Të gjithë qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më