Lajme

MASHTI, komunave: Zëvendësimi i orëve do të bëhet sipas kalendarit të Ministrisë


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar edhe një herë vendimin se orët e humbura mësimore në shtator do të zëvendësohen.

Pavarësisht kërkesave nga komunat, Nagavci do të zbatoj vendimin e Ministrisë.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik”.

“Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, ka thënë Nagavci në përgjigje të publikuar nga Asociacioni i Komunave.

Dokument i publikuar nga Asociacioni i Komunave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kishte kërkuar nga ministria që të mos zëvendësohen orët e humbura të mësimit gjatë grevës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vitit shkollor 2022-2023.

Bazuar në këtë vendim ditët e humbura gjatë grevës së SBASHK-ut, do të kompensohen të shtunëve deri në janar të vitit 2023 si dhe ka propozuar pagesë avans për mësimdhënësit që i zëvendësojnë orët e humbura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore