Lajme

Profesionistët shëndetësorë nga diaspora lirohen nga pajisja për leje pune


Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të premtes ka miratuar vendimin për lirimin nga obligimi i pajisjes me leje të punës afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve angazhohen në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se profesionistët shëndetësor do të gëzojnë procedura më të lehtësuara dhe sa i përket licencës së punës dhe leje qëndrimit.

“Do të ishte avantazh që të kemi profesionistë nga mërgata për shëndetësi dhe arsim. Pasi janë shqyrtuar mënyrat e lehtësimit në institucione tona në mbledhje kemi për të miratuar dy nisma nga mërgata jonë dhe kohëzgjatja e tyre do të jetë 5 vjeçare”.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

“Pas hyrjes së vendimit të Qeverisë për profesionistë huaj do të jetë listë e shkurtër e procedurave. Përgatitja e një profesionit merr shumë vite e mjete financiare. Për profesionistë nga Shqipëria për çështje leje qëndrimi 5 vjeçar licenca do ta ketë kohëzgjatjen e qëndrimit”, deklaroi Kurti.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, paraqiti këtë kërkesë para kabinetit qeveritar.

“Ne sot po shënojmë fillimin e epokës së re të profesionistëve nga mërgata. Do të lehtësohen procedura nga mërgata. Është thjeshtësuar procedura për ata që vinë për humanizëm. Kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare dhe hiqet çdo taksë administrative”.

Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe për ndarjen e tre milionë eurove për blerjen e barnave deri në fund të vitit, pasi Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i kishin mbetur në konto vetëm 150 mijë euro të pashpenzuara për furnizim me barna e materiale shpenzuese deri më 1 janar 2023.

Për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi kjo është “epokë e re” në shëndetësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore