Ministrat e Energjisë së Bashkimit Evropian, në paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, pritet ta miratojnë edhe masën me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor do të përjashtohen nga kufizimet në lidhje me naftën e cila vjen nga Rusia.
Kështu të paktën raporton Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burimet diploimatike.
Sipas REL-it, kjo masë synon të shmang shtetet e Ballkanit Perëndimor kur fjala është për naftën e cila vjen nga Rusia.
“Për të mbrojtur sigurinë energjetike të Ballkanit Perëndimor, është e nevojshme të parashikohet një derogim që do të mundësonte transitin e naftës ruse përmes Kroacisë drejt rajonit”, thuhet në tekstin e propozimit për masat e reja që BE synon të vendos kundër Rusisë, raporton REL.
Kjo dispozitë vlen për ato vende të rajonit, të cilat nuk kanë dalje në det dhe që importojnë naftën ruse përmes Kroacisë.
Ministrat e Energjisë do të diskutojnë dhe vendosin për këto masa dhe paketën e re të sanksioneve në një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet më 30 shtator.
Masat kanë të bëjnë kryesisht me përcaktimin e çmimit të kufizuar të naftës dhe do të vendoset ndalimi i transportit të naftës, çmimi i së cilës tejkalon çmimin e kufizimit të rënë dakord që pritet të vendosë Unioni.
Gjatë miratimit të paketës së pestë të sanksioneve kundër Rusisë, në prill të këtij viti, BE-ja përjashtoi në mënyrë të ngjashme Serbinë, gjë që bëri të mundur vazhdimin e furnizimit të pandërprerë të naftës në tregun vendas nëpërmjet Gazsjellësit Adriatik (JANAF).
Gjatë diskutimit, ministrat e energjisë të BE-së do të vendosin edhe për masat paraprake në lidhje me fitimet e papritura të kompanive energjetike. Në të njëjtën mbledhje do të diskutohet edhe për kufizimin e çmimit të gazit.
Marrëveshja do të detyronte të gjitha vendet e BE-së të vendosin një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të karburanteve fosile të bëra në vitin 2022 ose 2023 dhe të kthejnë të ardhurat që prodhuesit me kosto të ulët të energjisë elektrike marrin nga kostot e mëdha të energjisë elektrike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit