AS pretendon se Barcelona dhe Frenkie de Jong janë ende të bllokuar në negociata për uljen e pagës së tij.
De Jong, 25 vjeç, ishte i lidhur me një transferim prej 85 milionë euro te Manchester United ose Chelsea këtë verë, pasi Barcelona u përpoq të bindte mesfushorin të bënte një ulje të pagës mes çështjeve të tyre financiare të vazhdueshme.
Reprezentuesi holandez kishte nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare në vitin 2020, me presidentin e atëhershëm Josep Maria Bartomeu që shtynte një pjesë të pagës së raportuar prej 30 milionë euro në vit.
Megjithatë, me Xavi të etur për të nënshkruar Bernardo Silva-n nga Manchester City në vitin 2023, skuadra katalanase ende po përpiqet të ulë faturën e pagave të klubit.
Për sezonin e ardhshëm, katalanasit po kërkojnë ta rikthejnë në klub Lionel Messi-n, i cili do i rriste faturën e pagave blaugranasve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog