Ashtu si zakonet e tjera perëndimore, festimi i Krishtlindjes është bërë popullor në Japoni. Edhe pse gjeli i detit nuk është pjesë e festimeve japoneze për Krishtlindje. Vetëm 1% e popullsisë është e krishterë dhe për këtë arsye elementët fetarë neglizhohen.
Madje vigjilja e Krishtlindjes konsiderohet një nga ditët më romanike në Japoni dhe të gjithë restorantet apo hotelet e shtrenjta rezervohen një muaj më përpara.
Tradita japoneze e Krishtlindjes për të porositur Kentucky Fried Chicken (KFC), për vaktin e festave është një zakon, veçanërisht kurioz për perëndimorët, të cilët hezitojnë ta pranojnë idenë së mund të festojnë duke ngrënë një pulë fast-food-i.
Historia e monopolizimit të fast-food-it të Kishtlindjes daton që nga viti 1970 në Japoni. Në vitin 1974 “Kentucky për Krishtlindje” ishte sllogani i kompanisë në të gjithë kombin. Kur KFC-ja hapi fillimisht dyert në Japoni, ajo ishte popullore te të huajt, të cilët nuk ishin mësuar me kuzhinën Japoneze.
Disa raporte thonë që Takeshi Okawara, i cili menaxhoi KFC-në e parë në Japoni dhe më pas u bë drejtori ekzekutiv i KFC-së së Japonisë, krijoi një fushatë të rreme marketingu duke e shfaqur pulën e pjekur si një ushqim tradicional amerikan të Krishtlindjeve me qëllim që të rriste shitjet.
Një tjetër raport thotë që menaxheri i restorantit, Takeshi Okawara, dëgjoi disa të huaj që ankoheshin për faktin që ishte e pamundur të gjeje gjelin e detit në Japoni për të festuar Krishtlindjen. Ai mendoi se gjeli tradicional mund të zëvendësohej fare mirë me pulën.
Kombinuar me një fushatë të zgjuar marketingu, receta e pulës së skuqur u shndërrua në një sinonim festiv të Krishtlindjes japoneze. Pavarësisht mospërputhjeve për origjinën, KFC-ja arriti të perceptojë imagjinatën e darkave japoneze dhe ta shndërroje atë në një fenomen kombëtar./AlbanianPost.com
https://www.youtube.com/watch?v=obbpFFeaxBE&feature=youtu.be
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel