Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjet për asamblenë komunale në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet që janë mbajtur më 20 gusht.
Partia që udhëhiqet nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka fituar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, pjesë e qeverisë së kryeministrit social demokrat, Dimitar Kovaçevski.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, me popullatë dominuese shqiptare, që ndodhet në pjesën perëndimore të vendit, janë mbajtur për shkak të problemeve të shkaktuara nga paqëndrueshmëria politike dhe pamundësia për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit.
Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale ky raport është i obligueshëm, në të kundërtën shpërndahet kuvendi komunal.
Kuvendi në Tetovë ka 31 këshilltarë dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lëvizja Besa ka fituar mbi 30 për qind të votave nga rreth 27 mijë qytetarë që kanë dalë në votime.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 25 për qind të votave.
Në vend të tretë është radhitur VMRO DPMNE-ja, pastaj LSDM-ja, Partia Demokratike Shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarë.
“Tetovarët pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare të dielën votuan për vazhdimin e ndryshimit në Tetovë, ku rinia do të ketë të ardhme dhe perspektivë”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Parashikimi i motit, 28 prill 2024
-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
Lajmet kryesore
-
Ilir Meta është presidenti i Partisë së Lirisë
-
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin
-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte