Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën.
Pas përfundimit të takimit, Haradinaj në konferencë për media ka thënë se kanë diskutuar tema të ndryshme.
“Kërkuam që shqiptarët kudo që janë të pajisen me shtetësi të Kosovës. Nga Shqipëria kërkojmë që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje me Serbinë, për njohje reciproke”, deklaroi Haradinaj.
Ndërsa, teksa foli për dialogun kreu i AAK-së tha se NATO nuk do e lejoj destabilizimin e Ballkanit.
“Njëkohësisht kemi folur edhe për çështjen e sigurisë ka qenë iniciativë e imja ka vite një pakt për mbrojtje të përbashkët por duhet të zhvillohet një proces gradual. Ne kemi kujdesin e NATO këtu”.
“E kemi diskutuar edhe çështjen e hekurudhës Kosovë-Shqipëri, shpresojmë që procedura të përshpejtohet”.
Haradinaj komentoi edhe situatën me energji elektrike, duke e konsideruar si dështim të qeverisë.
“Është një dështim i qeverisë. Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhimi i keq i kësaj qeverie”.
Gjithashtu u shpreh se është keq që Kosova dhe Shqipëria dy tregjet nuk kanë investuar bashkë në energji.
“Këtë gjeografia e lejon edhe resurset e mundësojnë. Kemi kërku ndihmën e Shqipërisë në politikën e jashtme për të gjitha çështjet po veçanërisht të arrihet një marrëveshje për njohjen finale dhe reciproke Kosovë-Serbi”.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur më 15 gusht vizitën zyrtare në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo shënon vizitën e parë jashtë vendit që pas marrjes së mandatit si Kreu i Shtetit.
Begaj, gjatë ditës së martë pritet të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BE thotë se nevojiten më shumë burime për të luftuar dezinformimin rus – Ballkani i prekur
-
Regjistrimi i serbëve në Veri do të shfaqte manipulimet me listat zgjedhore – “hezitimi, rezultat i institucioneve të Kosovës”
-
Shifra rekord për numrin e fluturimeve dhe të pasagjerëve, tregon INSTAT
-
Firmat kineze kalojnë ‘nëntokë’ në pagesat e Rusisë ndërsa bankat tërhiqen
Lajmet kryesore
-
BE thotë se nevojiten më shumë burime për të luftuar dezinformimin rus – Ballkani i prekur
-
Shifra rekord për numrin e fluturimeve dhe të pasagjerëve, tregon INSTAT
-
Firmat kineze kalojnë ‘nëntokë’ në pagesat e Rusisë ndërsa bankat tërhiqen
-
Regjistrimi i serbëve në Veri do të shfaqte manipulimet me listat zgjedhore – “hezitimi, rezultat i institucioneve të Kosovës”