Sport

Nico Gonzalez rinovon kontratën deri në vitin 2026 me Barcelonën


Mesfushori i Barcelonës, Nico Gonzalez, ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2026, me klauzolën e lirimit të vendosur në 1 miliardë euro dhe është transferuar në formë huazimi te Valencia.

Nico, 20 vjeç, luajti 37 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.

Megjithatë, ai përballet me konkurrencë nga Franck Kessie, Gavi, Pedri, Frenkie de Jong, Miralem Pjanic dhe Sergio Busquets për një vend në mesfushë këtë sezon.

Ai tha në fillim të kësaj jave: “Nuk është një lamtumirë, do të shihemi më vonë. Në moshën time 20 vjeç kam nevojë dhe dua të luaj më shumë minuta për t’u rritur si futbollist, dhe për këtë arsye vendosa që gjëja më e mirë për mua është që të largohem të një klub tjetër këtë sezon”.

“Barcelona, ekipit dhe tifozëve, ju uroj gjithë fat në botë dhe shpresoj që të mund të festoni shumë tituj. Ne do të shihemi pas një viti, Forca Barca!”, përfundoi ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore