Mbrojtësi i Inter-it, Milan Skrinar prej kohësh po ndiqet me interes të madh nga PSG.
Teksa vijon fazën e forcimit të skuadrës, Klubi nga “Parc des Princes” po tenton dhe një goditje të fundit.
Sipas mediave franceze, PSG do të bëjë dhe një ofertë të fundit për Skrinar-in. Më herët ata ofruan 55 milionë euro. Zikaltrit e refuzuan këtë ofertë.
Tashmë ata janë rikthyer dhe janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro. Ky është tavani i përcaktuar nga skuadra parisiene, duke qenë se Skrinar është në vitin e fundit të kontratës në “Giuseppe Meazza”.
Në rast se Inter-i refuzon sërish ofertën e PSG-së, skuadra e Ligue 1 ka dy plane alternative.
Plani i parë është marrja e Skrinar-it me parametra zero në verën e ardhshme kur të përfundojë kontratën me Inter-in. Ndërsa i dyti, të futet në garë me Chelsea-n për Wesley Fofana-n e Leicester-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve