Lajme

Katër të arrestuar në Gjilan dhe Han të Elezit për kultivim dhe trafikim droge


Policia e Kosovës

Dy raste dhe katër arrestime gjatë 24 orëve të fundit të personave të përfshirë në kultivim dhe trafikim të substancave narkotike, njoftoi Policia e Kosovës.

Njëri rast i identifikua në rajonin e Gjilanit dhe tjetri në Han të Elezit.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, pas hetimit preliminar, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se disa të dyshuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me narkotikët”.d

“Kështu, sot më 05.08.2022, pas marrjes së urdhëresës  nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjilan, në ora 09:30, janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar)”, shkruhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë  kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë. Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”.

Ndërkaq edhe në Han të Elezit në identifikim e një laboratori të modifikuar, janë arrestuar dy të dyshuarit.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë –Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion”.

“Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa. Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator”.

“Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar). Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, përfundon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore