Hap tejet të rëndësishëm e ka quajtur zëdhënësi BE-së, Peter Stano, takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimin e caktuar më 18 gusht mes Kurtit dhe Vuçiç, Stano e përkufizoi si “takim për të diskutuar mënyrat e përmirësimit të dialogut”.
“[Kurti dhe Vuçiç] po takohen për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar dialogun dhe për të parandaluar situatat e së kaluarës”, ka thënë Peter Stano.
“Qëllimi i takimit në ardhje në Bruksel është arritja e progresit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse është diçka tepër e domosdoshme në nivelit më të lartë”, tha ai në konferencë për media.
Takimi mes dy liderëve është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së të enjten.
Ky takim në Bruksel vjen në kontekstin e situatës së re të tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me dy vendimet e reja të qeverisë kosovare.
Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndalojë targat e paligjshme të lëshuara nga MPB-ja serbe si dhe të vendos reciprocitet në lidhje me dokumentet e udhëtimit me Serbinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet