Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive dy vatra zjarri.
Për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.
Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative, njofton Ministria.
Vatrat aktive ndodhen një në shatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
Një zjarr ka rënë në lartësinë e fshatit Goranxi bashkia Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.
Në vendngjarje, po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara. Mendohet se nën flakë janë disa hektarë kullote dhe drurë pyjore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar