Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, apo sic njihen, shtetet e QUINT-it, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kanë kërkuar nga qeveria dhe institucionet të tjera lokale, që të njihet fakti se 24 hektarë tokë rreth Manastirit të Deçanit i takojnë manastirit, por kryeministri, Albin Kurti, në një prononcim për Zërin e Amerikës, deklaroi se nuk duhet të harrohet fakti që ato toka janë një dhuratë e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviç, për manastirin.
Sipas Kurtit, një zgjidhje duhet të gjindet dhe ai është i gatshëm për këtë, megjithatë s’duhet të ngatërrohet trashëgëmia kulturore me cështje të pronësisë.
“Ne jemi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, pa dallim religjioni, por trashëgimia kulturore dhe pronësia nuk janë e njëjta gjë dhe unë kam shprehur gatishmërinë time që të fillojmë bisedimet me autoritetet religjioze ortodokse në Kosovë të nacionaliteti serb, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të mirë”, deklarori Kurti.
“Por, duhet theksuar që ashtu siç ne kërkojmë nga Serbia që të distancohet në të tashmen nga Putini, kërkojmë që të distancohet edhe nga e kaluara, përkatësisht nga Millosheviçi, sepse bëhet fjalë për 24 hektarë të cilët kanë qenë dhuratë e Millosheviç-it për Manastirin e Deçanit”.
Kryeministri ka shtuar se dikur ajo tokë “ka qenë pronë publike dhe nuk do të duhej që ta abstrahojmë këtë fakt”.
“Por, unë dua një zgjidhje të pranueshme për të gjithë dhe për të mirën publike pa cenuar dhe diskriminuar askë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Trump: Më parë shkoj në burg sesa zbatoj urdhrin për gjyqin penal
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së